Lejleku, shpendi në rrezik kritik për zhdukje është rikthyer në zonën e Maliqit.

Kjo zonë që dikur ka qenë shumë e populluar nga ky shpend tashmë mbart fy fole ndërkohë që specialistët jamë duke punuar në terren për të identifikuar dhe gjetur fole të reja.

Për më tepër se 50 vite shpendi aq i rrallë ishte zhdukur nga kjo zonë ndërsa së fundmi duket se po rikthehet në këtë fushë për të folezuar madje pranë zomave të banuara. Në këtë stinë, i larguar në shtegëtimin e tij për mbijetesë lejleku ka lënë pas foletë të cilat dëshmojnë prezencën e tij gjatë ditëve të ngrohta

Lejleku është një prej shpendëve më të rrezikuar në vendin tonë, me një popullatë folezuese prej vetëm 8 çiftesh në rang vendi, marrë për bazë edhe gjetjen e fundit pikerisht ne kete zonë.