Studiuesi dhe albanologu i mirënjohur japonez, dr. Ichiro Iura, i cili, pas hapjes së Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Hiroshima, ka arritur që përmes viteve të punës të përkthejë dhe botojë një numër veprash të shkrimtarëve shqiptarë dhe t’i bëjë ato të njohura për publikun japonez falë përpjekjeve të vazhdueshme të tij.

Ky është jo vetëm një sukses, por edhe një tregues i padiskutueshëm i vlerave dhe rëndësisë që mbart kjo letërsi në mozaikun dhe zhvillimet e letërsisë botërore. Tashmë, kultura letrare shqiptare po bëhet gjithnjë e më e plotë në japonisht.

Punimet e përkthyera dhe të botuara nga dr. Ichiro Iura, janë ato të Ismail Kadare: “Dimri i vetmisë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ëndrra mashtruese”, “Përbindëshi”, “Nga një dhjetor në tjetrin”, të Dritëro Agollit: “Kalorësia e zhveshur”, të Xhevahir Spahiut: “Pezull”, të Fatos Kongolit: “I humburi”, të Ylljet Aliçkës: “Parullat me gurë”, të Betim Muços: “Karusel”, “L & M”, të Ermir Nikës: “Netët e mëkatarëve”, dhe të Viktor Canosinajt: “Meriyll”.

Vlen të përmendet se pas përkthimit të një fjalori japonisht-shqip, me rreth 1000 fjalë, ose përkthimit dhe botimit të romanit “Qyteti i fundit”, nga shkrimtari i shquar shqiptar Petro Marko, si dhe botimit në japonisht të veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar Ismail Kadare, veçanërisht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për lexuesin japonez dhe, për më tepër, u vu re se kjo vepër tërhoqi vëmendjen e brezit kryesisht të ri, i përbërë nga studentë dhe intelektualë të shquar.