“Frymë Lufte”, libri i ushtarit gjerman të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Roland Bartetzko, është vendosur në vendin e dytë si libri i shitur në Amazon në Gjermani.

Këtë e ka bërë të ditur vet autori i librit, Bartetzko përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Libri “Frymë Lufte”, tani është libri i dytë më i shitur në Amazon në Gjermani në kategorinë “biografitë e liderëve ushtarak” dhe i  47ti në kategorinë “Librat në gjuhë të huaja” dhe gjithashtu libri më i shitur në gjuhen shqipe në Amazon. Falenderoj prej zemres të gjithë lexuesit dhe ju uroj lexim të këndshëm!”, ka shkruar Bartetzko.

Shikoni edhe rrëfimin e tij se si vendosi t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).