Është bërë e ditur se bukuroshja nga Kosova, Lorinda Kolgeci, ka fituar konkursin e “The Miss Globe Beauty Pageant 2020”.

Duhet theksuar se ky event u mbajt në Tiranë, në kushte pandemie, me pjesëmarrjen e pak njerëzve, ku u shpall më e bukura e mbrëmjes vajza e re nga Prishtina.

Lorinda nuk vjen nga një familje e panjohur, pasi ajo është mbesa e ish-missit të njohur të Kosovës, Diellza Kolgecit.