Rrezarta Bojaxhiu është 16-vjeçarja e cila la “gojëhapur’”në mars të këtij viti jurinë e “The Voice Kids Germany”, ka lindur në Islandë, por me origjinë është nga Kosova. Ajo u prezantua në audicionin e parë me këngën “Nessun Dorma” të Luciano Pavarotti dhe arriti të marrë votat e jurisë.

Pas famës në Gjermani, ajo ka realizuar këngën e saj të parë shqip dhe për të realizuar videoklipin ka zgjedhur pikërisht Tiranën.

“Ma s’shumti n’botë” është kënga e regjistruar nga “Mixey Music”, e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi, teksti nga Aida Baraku dhe producentë janë Yll Limani, Fatjon Miftari.

Klipi është drejtuar nga Rinor Ukimeri, dhe është realizuar nga Creative Video / Arlind Repishti.

“The Voice Kids Germany” nuk është kompeticioni i parë ku Rrezarta ka marrë pjesë, pasi në 2015 ka konkurruar në “Iceland’s got talent”.