Një sherr i pazakontë ka ndodhur sot pranë kryqëzimit “Rinia” në Vlorë, ku një makinë luksoze ka tentuar të shtypë qëllimisht një të ri.

Siç shihet nga videoja makina luksoze e tipit GLE ka tentuar të shtypë të riun me xhup blu, por ky i fundit është shmangur me shpejtësi. Bashkë me të riun me xhup blu ka qenë edhe një djalë tjetër dhe në atë moment të dy e kanë sulmuar shoferin që ishte brenda makinës. Madje shihet që djali me xhupin ngjyrë blu ka një send në dorë, në dukje thikë.

Bashkë me të riun me xhup blu ka qenë edhe një djalë tjetër dhe në atë moment të dy e kanë sulmuar shoferin që ishte brenda makinës. Madje shihet nga videoja djali me xhupin ngjyrë blu ka një send në dorë, në dukje thikë.
Pas përplasjes nga makina me 2 të rinjtë, shoferi është larguar. Nuk dihet nëse mes shoferit dhe 2 të rinjve që ishin jashtë makinës ka pasur një sherr të mëparshëm. Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë sherr.

VIDEO