Manastiri i Deçanit është renditur në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në mbarë Evropën për vitin 2021.

Kjo listë është nxjerr nga Europa Nostra, bashkë me Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve, transmeton Klan Kosova.

Manastiri Deçanit, KOSOVË

Hekurudha Achensee Steam, Tyrol, AUSTRI

Kompleksi i varrezës së Mirogojt, Zagreb, KROACI

Pesë Ishujt e Egjeut Jugor, GREQI

Kopështi Giusti, Verona, ITALI

Posta Qëndrore në Shkup, MAQEDONIA E VERIUT

Kapela e Shën Joanit të Sokuevës dhe Hermitazhi, Kantabria, SPANJË

“Njoftimi për 7 Vendet më të Rrezikuara 2021 u bë në një aktivitet online të bashkë-organizuar nga përfaqësues të nivelit të lartë nga Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, me pjesëmarrjen e Mariya Gabriel, Komisionere Europiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë. Nominuesit dhe përfaqësuesit e 7 vendeve të zgjedhura kontribuan në ëebinar, i cili tërhoqi pjesëmarrës nga e gjithë Europa dhe më gjerë”, thuhet në kumtesë.

“7 Vendet më të Rrezikuara 2021 u zgjodhën nga Bordi i Europa Nostra nga 12 vendet e përzgjedhura nga një panel ekspertësh ndërkombëtarë. Përzgjedhja u bë në bazë të rëndësisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë dhe vlerës kulturore të secilit prej vendeve, si dhe në bazë të rrezikut serioz me të cilin përballen. Niveli i angazhimit të komuniteteve lokale dhe angazhimi i palëve të interesuara publike dhe private për të shpëtuar këto vende u konsideruan si vlera thelbësore të shtuara. Një kriter tjetër i përzgjedhjes ishte edhe potenciali i tyre për të vepruar si një katalizator për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik si dhe një mjet për promovimin e paqes dhe dialogut brenda lokaliteteve të tyre dhe rajoneve më të gjera”.

Duke qenë i kategorizuar kështu, Manastirit të Decanit mund t’I ndahen 10 mijë euro si grant.

“7 Vendet e trashëgimisë më të Rrezikuara janë të përshtatshme për një Grant të Trashëgimisë nga EIB deri në 10,000 € për seicilin monument. Granti i Trashëgimisë Kulturore nga EIB mund t’ju caktohet 7 vendeve më të Rrezikuara të zgjedhura për t’i ndihmuar në zbatimin e një aktiviteti të rënë dakord, që do të kontribuojë në shpëtimin e zonës së kërcënuar”.