Maqedonia e Veriut sot zyrtarisht u bë anëtarja e 30’të e NATO-s,
Aleatët e NATO’s e kanë nënshkruar Protokollin e Pranimit të saj në shkurt të vitit 2019 dhe pastaj të 29 parlamentet kombëtare kanë votuar për të ratifikuar anëtarësimin.

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO’s në Bruksel do të mbahet të hënën. Presidenti Stevo Pendarovski thotë se pavarësisht anëtarësimit në kohë pandemie, vendi duhet t’i gëzohet realizimit të qëllimit strategjik.

Shefi i diplomacisë Dimitrov i shoqëruar nga ambasadorja amerikane Bërns realizuan një video lidhje me ushtruesin e detyrës ndihmës sekretar për Evropën dhe Evro-Azinë në Departamentin e shtetit Filip Riker.

“Ky është një moment historik që i takon të gjithë qytetarëve e vendit tonë dhje një plejade të politikanëve e vizionarëve të cilët tre dekadat e fundit punuan që të realizohet ideja për një vend më të sigurt dhe me prosperitet- pohoi Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm”.

Në Departamentin amerikan të Shtetit u deponua protokolli për anëtarësimin e vendit në NATO.