Maria Taragjini është një vajzë e re, me një vullnet të madh për të thyer paragjykimet e shoqërisë dhe me dëshirë për të ecur përpara. Ajo është vetëm 22 vjeçe, por kjo nuk e ka penguar të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe Deaf.

Bëhet fjalë për një konkurs për personat shurdhmemecë, që do të mbahet në Itali. Emocionet janë shumë të mëdha për Marian, e cila në këtë përvojë do të jetë pa miken e saj të ngushtë, por dhe sepse do të ketë mbi supe një përgjegjësi të madhe.

Nata finale është mbrëmjen e 9 Nëntorit dhe fituesi do të zgjidhet në bazë të votave, ndaj dhe Maria kërkon ndihmën e çdo shqiptari për të rrëmbyer kurorën e më të bukurës.