Si shenjë proteste ndaj Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i cili deklaroi se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kryen krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serb, shqiptarë të shumtë lëshuan këngën e marshit të UÇK-së.

Mbrëmë, pothuajse në të gjitha qytetet e Kosovës, jehoi kjo këngë.

Por siç duket, kjo shkoi edhe më larg, pasi që një mërgimtar ka lëshuar këtë këngë edhe në Frankfurt të Gjermanisë.

Në video dëgjohet kjo këngë, ku edhe e tërë vetura ka flamujt kuqezi