Boksieri nga qyteti i Lushnjes, Florian Marku, do të rikthehet në ring me 25 shtator të këtij viti.

28 vjeçari kësaj radhe do të takohet me boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Prodan është një boksier me cilësi të mëdha dhe këtë e ka treguar me meçet që ka zhvilluar deri më tash.

Nga 20 meçe deri më tash, ai i ka fituar 19 prej tyre dhe ka barazuar në vetëm një.

Boksieri ukrainas në një intervistë për
GazetaBlic Sport ka thënë se Marku nuk është
për këtë sport, derisa tutje ka theksuar se ai
është kampioni dhe se këtë gjë do ta dëshmojë
edhe në praktikë.

“Unë jam edhe më i gatshëm për të luftuar në një
stadium kaq të madh. Unë jam një luftëtar dhe
gati për të luftuar këdo dhe kudo. Ky stadium i
madh është një shans për mua për ta treguar
veten dhe cilësitë që kam. Kam respekt të madh
për adhuruesit e boksit anglez, kjo është histori.
Sa i përket kundërshtarit, mund të them se ai
është një djalë me karakter, por boksi nuk është sporti i tij, por i imi. Unë jam kampion dhe do ta dëshmoj në praktikë. Respekt edhe për fansat e mi, miqtë e mi dhe ju them: Shikoni luft*n, do të jetë interesante mezi pres”.

Ndërkohë Florian Marku është shprehur shumë si sigurtë në fitoren e tij ndaj Prodan.