Është kafsha e parë shtëpiake që mban. Dhe për herë të parë, Erris Mulliqi nga Gjakova vendosi të marr një qen Malinois, që njihet si një racë e egër dhe shumë territoriale. Për këtë vendim komentet dhe kritikat ishin të shumta.

Errisi habiti njerëzit me mënyrën se si e ka trajnuar qenin e tij, Maksin.

Këtë e dëshmon fakti se nuk ka fjalë e as urdhër që qeni i tij nuk i bindet.