Saranda, përveç që është një nga qytetet më turistike në Shqipëri, është e pasur edhe me aktivitete të ndryshme dhe interesante. Një nga më tërëheqëse është edhe Albanian Coast Trip, e cila çdo vit orgaizon edicione të mahnitshme fluturimesh.

Është bërë e ditur se mbi 30 pilotë nga Çekia, Zvicra dhe Shqipëria janë pjesë këtë vit e këtij tripi nga data 5-11 tetor.

Duhet theksuar se eventi filloi në Velipojë dhe përfundon në Sarandë, ndërkohë pilotët përshkuan rreth 500 km vije bregdetare në fluturim.

Ditën e fundit pilotët nga Borshi fluturojnë drejt Sarandës, ku nën kujdesin e Bashkisë Sarandë, respektivisht nga kryetari i këtij qyteti, Adrian Gurma, do të organizohet darka e mikpritjes dhe ceremonia përmbyllëse e eventit, në të cilën do të ndahen edhe diplomat për garuesit dhe do të shpërndahen edhe uniformat zyrtare të eventit.