Një kafshë mikroskopike është ringjallur pasi qëndroi e ngrirë në Arktik për 24 mijë vjet.

Bdelloid Rotifers zakonisht jetojnë në mjedise ujore dhe kanë një aftësi të pabesueshme për të mbijetuar, thotë CNN. Shkencëtarët rusë i gjetën krijesat në një copë dheu të ngrirë e cila nxor përmes një platforme shpimi ne Siberi nga një shtrese permafrost, apo territori të ngrirë gjatë gjithë vitit me përjashtim të një shtrese të hollë në sipërfaqe.
“Raporti ynë është prova më e plotë deri më sot se organizmat shumëqelizore mund të përballojnë dhjetëra mijëra vjet në kriptobiozë, gjendja kur metabolizmi ndalon thuajse krejtësisht”, tha Stas Malavin, një studiues në Laboratorin e Kriologjisë së Tokës në Qendrën Shkencore Pushchino për Kërkime biologjike në Rusi.

Hulumtimet e mëparshme nga grupe të tjera kishin treguar se rotifers mund të mbijetonin deri në 10 vjet ne gjendje të ngrirë. Studimi i ri përdori metodën e radiokarbonit për të përcaktuar se organizmat që morën nga permafrosti, ishin rreth 24,000 vjecare. Studimi u botua në revistën Current Biology. Nuk është hera e parë që forma të lashta jete ringjallen nga një habitat i ngrirë në kushte të tilla.

Megjithatë Malavin sqaron se kjo mund të ndodhë vetëm tek kafshët e vogla dhe zor se format më të mëdha të jetës do të mbijetonin dot në këtë mënyrë. “Një organizëm i madh shumëqelizor që ngrin, ruhet ashtu për mijëra vjet dhe më pas kthehet në jetë, kjo është thjesht ëndrra e shumë shkrimtarëve të fiksionit”, shprehet eksperti.

1 pixel = 0.407 uM
10X objective
15X eyepiece
Numbered tick = 122 uM