Situata e jashtëzakonshme që ka kapluar të gjithë botën e Evropën, pandemia coronavirus, ka shkaktuar çrregullim të tërësishëm të sistemeve shtetërore, duke paralizuar shumë veprimtari. Të gjendur në një situatë të tillë, vihen në pyetje përdorimi i metodave kreative, në mënyrë që jo çdo gjë të bllokohet

Një ide e tillë, është gjetur edhe në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perendimor, bashkë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurtz si dhe me pjesëmarrjen e Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në facebook, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka ndarë edhe fotot e veçanta të këtij takimi online.