Mbrojtësi shqiptar i Hellas Veronës, Marash Kumbulla është afër kalimit në Romë.

Klubi verdhekuq do të paguajë 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit shqiptar, i cili do të firmosë për 5 vite.

Nga 50 mijë euro në sezon që paguhej te Verona, Kumbulla te Roma do të paguhet 1.5 milionë euro në sezon, pa përfshirë këtu edhe bonuset e ndryshme.

Kumbulla kështu bëhet lojtari më i shtrenjtë shqiptar, ndërkohë ditën e kaluar edhe Vedat Muriqi u zyrtarizua tek rivalët e qytetit, Lazio për 20 milionë euro.