Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati mes deputetës së PDK’së Ganimete Musliut dhe Fitore Pacollit nga Vetëvendosje.

Deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputetën e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.

Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Derisa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetaresë së Kuvendit, Vjosa Osmani e cila i tërheqi vërejtje Musliut për gjuhën e saj.