Liverpooli raportohet se e dëshiron transferimin e sulmuesit të Watfordit, Ismalia Sarr këtë verë, gjë që nënkupton fundin e Xherdan Shaqirit në “Anfield”.

Së funmi Liverpooli është duke e synuar transferimin e Sarr.

Duke i ditur aftësitë e futbollistit dhe rënien e Watfordit nga elita, Liverpooli nuk do ta kishte problem transferimin e Sarr.

Me ardhjen eventuale të Sarr, Liverpooli do ta shiste Shaqirin, i cili nuk do të kishte më vend në skuadër.

Opsioni më i mirë i Liverpoolit do të ishte shitja e Shaqirit, i cili ka një pagë të konsiderueshme në klub.

Disa klube turke e duan Shaqirin dhe ato mund ta paguajnë shumën e kërkuar nga Liverpooli.