Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar 22 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, me një fotografi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Gazeta Metro.

Sot shënohet 22-vjetori i çlirimit të Prishtinës.
Këtë datë të rëndësishme nuk e ka lënë pa kujtuar as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Madje ky i fundit ka publikuar një fotografi të ish-ushtarëve të UÇK’së, nga ku datën e sotme e ka quajtur “të bekuar”.

“MIRËMËNGJES.22 vite nga dita e bekuar e çlirimit të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Më poshtë postimi i tij.