Gazeta “Infomer” ka publikuar sot artikullin “Biserko godet Serbinë”, të ilustruar me foto të Sonja Biserko me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në takimin dhe bisedën që sipas kësaj gazete ishte e për-zemërt të zhvilluar në Prishtinë.

Sipas këtij mediumi, Sonja Biserko e cila në baza ditore godet në Serbinë dhe Vuçiqin si dhe mbështet Gjilasin dhe Marinika Tepiçin, kësaj radhe ka bërë një hap më tutje, duke shkuar në Prishtinë për takime.

Kryeministri i Kosovës Kurti ka biseduar me kreun e Këshillit të Helsinkut për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko rreth bashkëpunimit të mirë ndër-fqinjësor në raportet mes vendeve të Ballkanit.

Gazeta shkruan se ajo shkoi në Prishtinë në biseda të përzemërta me njeriun i cili kohë më parë dërgoi në veriun e Kosovës njësitet speciale të policisë ROSU kundër serbëve lokalë në Kosovë.