Ka disa ditë në fakt që media serbe pyesin mbi pasojat e asaj që ndodhi me çështjen e targave, por edhe me problemin e aksionit të antikontrabandës që rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta e qeverisë ‘Politika’ thekson se Albin Kurti ja ka bërë të qartë BE-së se nuk do të dorëzojë me firmën e tij komunat e veriut, përveçse me luftë. E nëse ndodh kështu, shkruan ‘Politika’, Serbia mund të shpëtojë banorët po nuk i merr tokat.

Ndërkaq ‘B92’ thekson se kërcënimi i Serbisë me ushtri nuk mund të kalojë kufirin.

Studiuesi i Qendrës Britanike për Gjeopolitikë, Timothy Les, theksoi se Albin Kurti nuk do ta lëshojë veriun, thekson ‘Politika’ e Beogradit.

“Prishtina duket e vendosur të imponojë autoritetin e saj mbi veriun, nëse është e nevojshme, me çdo mjet. Në këtë proces, ajo me vetëdije refuzon status quo-në dhe shkrin mosmarrëveshjen që është ngrirë që nga viti 2008”, tha Les për ‘Politika’, ku shton se BE nuk ka çfarë bën më shumë.

Ndërkaq televizioni ‘B92’, citon kreun e komisionit të Parlamentit Europian për Kosovën, Von Cramon, e cila thekson se nëse Beogradi do të çojë ushtri në Kosovë, “do të lejë kockat”. Ndaj dhe u sulmua nga qeveria serbe.

Televizioni më i rëndësishëm i pavarur i Serbisë ‘B92’, thekson se katër komunat e veriut: Mitrovica e Veriut, Leposaviçi, Zubin Potoku e Zveçani nuk mund të kontrollohen më nga Beogradi.

Atje, sipas medias serbe, do të vendoset një stacion policor shqiptar e madje mund të sillen kolonë, kur serbët të largohen e këtu është problemi.

“Nëse nuk ka ndërhyrje të mëtejshme para zgjedhjeve, ndoshta do të ndodhë pas, sepse nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhje, por për një përpjekje më të gjerë të qeverisë për të imponuar pushtetin e saj në të gjithë territorin e Kosovës”, thekson për ‘B92’ analisti britanik Timothy Les.

Analisti britanik theksoi se Borrel i ka deklaruar një zyrtari të lartë europian se Albin Kurti i ka bërë të qartë se veriu i Kosovës nuk dorëzohet, përndryshe ai është gati të nisë një luftë të re. E këtu mësohet se Vuçiç është tronditur shumë, se realisht nuk është gati të bëjë luftë. ‘Politika’ citon një analist nacionalist serb, i cili ka deklaruar se “Albini është i çmendur, do edhe Nishin edhe Novi Pazarin…”