Paraqitja fenomenale e Rej Manaj me Barcelonën e madhe ka çmendur mediat spanjolle. Edhe pse një miqësore para-sezonale, tregolëshi i sulmuesit shqiptar ka marrë një jehonë të madhe, aq sa e kanë cilësuar Manaj edhe si “Mbret”.

“Mundodeportivo dhe “Marca” kanë thurur elozhe për futbollistin nga Lushnja, i cili është në derën dalëse të Barcelonës në këtë merkato vere.

Por përballë Gjimnastik, Ronald Koeman ka mbajtur mirë shënimet për të, ashtu siç mund të ketë bërë edhe presidenti Laporta, prezent në shkallët e stadiumit në festivalin e golave të Manaj.

Ai shënoi në të gjitha mënyrat, me këmbë, gjoks dhe penallti, duke treguar se është një talent që ka të ardhme. Shpresojmë që kjo situatë të mos kthehet në bumerang për të.