Mërgimtarët shqiptarë, gjithandejë në Europë, Australi, SHBA, Australi e Zelandë të re, janë mobilizuar si asnjëherë më parë për të shpëtuar Atdheun e tyre, Kosovën. Ja, është ky shqiptari Naim Terbunja, boksieri profesionist me një karrierë të lavdishme, ku prej 236 meçeve pati vetëm një humbje,vjen me një ide domëthënëse. Përpos votës, Terbunja ka një vepër artistike origjinale në trupin e tij në përkrahje të Kryeminsitrit në ardhje, z. Kurti.

Naim Terbunja në dorën e tij ka të vizatuar një portret, sa historik po aq edhe domëthënës. Në këtë portret shohim dy gjysmëfigura të cilat përplotësohen dhe shkrihen në një; Në atë të simbolit të kombit e të dinjitetit të shqiptarëve, shkruan MekuliPress.com. Është interesante ky tatuazh në dorën e kampionit të boksierit shqiptar që jeton në Suedi, sepse gjysma e portretit është fytyra e Albin Kurtit, ndërsa gjysma tjetër është e heroit të kombit, Hasan Prishtinës.

Terbunja shprehet se “mërgimtarët në Skandinavi janë të shqetësuar për situatën në t¨vilën është katandisur Kosova, dhe nuk është e rastësishme pse ka një interesim të jashtëzakonshëm për të votuar për Vetëvendsjen dhe Albin Kurtin.”
Për kujtesë: Naim Terbunja në vitin 2009 ka fituar Golden Gloves në New York, për ta përfaqësuar më pas këtë shtet në garën nacionale në ShBA. Si profesionist, ai ka fituar tre herë turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që organizohet në Kosovë, dhe me të njëjtin sukses i ka përmbyllur disa turne të tjerë jashtë vendit.

Në Suedi, ai është shpallur tetë herë kampion boksi dhe ka përfaqësuar këtë shtet në Lojërat Olimpike të mbajtura në Peking gjatë vitit 2008.