Një mërgimtar e ka pësuar keq në Deçan, ku hajnat i kanë thyer veturën dhe i kanë vjedhur çantat, në të cilat besohet se ka pasur të holla dhe sende të tjera me vlerë.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ një anëtar ka publikuar fotografi të veturës së tij, ku aty shihet se xhami i prapem i saj është thyer me dhunë.