Një video e Kancelares gjermane, Angela Merkel e cila kthehet të marrë me vrap maskën që harroi mbi foltore në Bundestag, është bërë virale në rrjet.

Episodi ka ndodhur disa ditë më parë, kur Merkel po fliste para Bundestagut, duke bërë autokritikë me kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID.

“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaftueshëm herët ose sistematikisht, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë”, tha ajo më 11 shkurt. Në fund të fjalimit, Merkel u kthye të ulej në vendin e saj, duke harruar maskën.

Sapo e vuri re që i mungonte, ajo u kthye me vrap ta merrte, duke shkaktuar të qeshura.