Eron dhe Erin Sylejmani janë dy të vëllezër nga Gjilani i Kosovës të cilët prej 11 vitesh jetojnë në SHBA dhe secili prej tyre ka suksesin e vet.

Eron, që të gjithë e njohin Roni është 18 vjeç dhe jeton në Kalamazooo Miçigan. Ai nisi të luajë futboll shumë herët që kur shkuan në SHBA, edhe pse nuk dinte anglisht apo dinte shumë pak. Ai u njoh si talent që atëherë dhe iu bashkua Kingdom Soçer Club në Kalamazoo. Roni ka marë një sërë çmimesh duke përfshirë dhe lojtarin All American, i nominuar pë Mr Socer i Vitit, lojtarl All Ragional, All District etj.Gjithashtu ka marrë golin e vetëm dhe fitues për Lojën Finale të Shtetit për shkollën e tij të mesme Gull Lake në Richlan si dhe mori Kampionin e Shtetit për këtë gjimnaz, i cili për herë të fundit e kishte marrë më 1993.

Ndërsa vëllai i tij Erin, gjithashtu ka marrë oferta nga Kolegji por zgjodhi ti bashkohej ushtrisë së SHBA-ve në shkurt të 2021 dhe aktualisht është në fazën bazë të trajnimit.