Sipërmarrësi miliarder Matthew Moulding, 48-vjeç, ka bërë një nga pagesat më të mëdha në historinë britanike, pasi çmimet e aksioneve të kompanisë së tij “The Hut Group” u rritën.

Moulding i ka paguar plotë 933 milionë euro, por ai është përkujdesur edhe për punonjësit e tij.

Në shenjë falënderimi, gjatë vitit të kaluar ai ua ka ndarë rreth 23 milionë euro, e disa prej tyre me ato para janë bërë multimilioner dhe thjesht kanë vendosur të pensionohen.

“Secili prej tyre ka marrë as më pak e as më shumë sesa qindra mijëra euro”, ka thënë Moulding.

Ai pranon se po merret me punë të ndryshme në internet, kështu së bashku me John Galemoro filloi edhe shitjen e CD-ve nga vitit 2004 dhe gjatë 16 viteve të fundit ka krijuar një pasuri të madhe.

Kompania e tij posedon rreth 100 ueb-faqe që merren me shitjen e prodhimeve të ndryshme, nga ato kozmetike e deri te suplementet e vitaminave të ndryshme.

Edhe pse Hat Group nuk figuronte në listën e kompanive më të mëdha në botë, aksionet e tij u rritën në mënyrë të befasishme.

Moulding është baba i katër fëmijëve i cili jeton në Lancastershire, është shumë i dhënë pas punës dhe pothuajse të gjitha punët i kryen përmes telefonit. Gjatë tërë ditës punë të lodhshme, ai thotë se i pi mbi 20 filxhanë kafe.

Pavarësisht orarit të ngjeshur, ai gjen kohë t’i kushtojë rëndësi edhe shëndetit pasi vazhdimisht ushtron në palestër – por pëlqen edhe udhëtimet luksoze me familjen.