Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në daljen e parë publike prezantoi anketimin e qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit. Sipas ministrit Çuçit, studimi tregon reformimin e policisë së shtetit ndër vite.
“Sot 66% e publikut mendon që policia po bën një punë të mirë, krahasuar me 36% në 2013.”
Studimi sipas ministrit është hartuar dhe ka qenë gati para eliminimit të Klodian Rashës nga efektivi i policisë, të cilën e cilëson ngjarje të rëndë që nuk ka lidhje me trajektoren e punës së policisë.
“Sondazhi vjen në një moment pak specific, sepse javën e fundit kemi përjetuar një situatë jot ë zakonshme e ardhur nga një rast krejtësisht i veçuar që nuk ka lidhje me gjithë trajektoren e punës së policisë.”
Një tjetër pikë e studimit sipas Çuçit është ulja e rasteve të ryshfetit në radhët e policisë, si dhe depolitizimi i kësaj strukture duke lënë pas vende të Bashkimit Europian.
“Kemi lënë mbrapa madje edhe shtete si Mbretëria e Bashkuar, Holanda apo SPanja, Franca përsa i përket perceptimit se sa e politizuar eshtë policia.”
Ndërkohë, një pikë tjetër, Çuçi tha se në 2020 njerëzit ndihen më të sigurt kur ecin natën në lagje në rrugë, se krimet kanë ardhur në rënie.