Silvana Begaj

Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të vd.iste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vd.iq nga politikanët”.

Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vij prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vij më!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, kr.imit, dr.ogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend!

Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do të më marrë malli! Vr.as mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të të merrte, pse më le të iki!

Mirupafshim Shqipëri! Vërja flakës veten se unë nuk dua të di.gjem! Le të di.gjen ata që të duan ty në zj.arr.

Mirupafshim Shqipëri e Gjergj Kastriot Skënderbeut! Lu.ftuam kaq vite për ty dhe në fund të shesim me politikë. Turqia që të deshi aq shumë të ka marrë ka kohë me xhamitë e saj dhe telenovelat turke, e Serbia të mori me marrëveshje zotërinjsh.

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukura të rruzullit, me malet më të thepisura, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty!

Mirupafshim Shqipëri! Do të iki dhe do të gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq vr.asje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të vd.es nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.

Hap sytë Shqipëri! Lu.fta nuk sjell fitore! Tra.dhtarët sjellin fitore të pisët!

Eh, do të më mungosh e marrtë dreqi! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vij përsëri.