Ne kemi vendosur – qëllimi ynë është dhe mbetet BE-ja.

Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një intervistë me të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, me ç’rast shtoi se duhet kompromis për çështjen e Kosovës.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme. Serbia dhe unë duam paqe. Le të ndalojmë çmendurinë e së kaluarës. Atëherë i gjithë rajoni mund të bëhet motori i rritjes së re për Evropën”.

Vuçiq tha se rruga serbe ndjek rrugën gjermane për në Evropë dhe se Serbia dëshiron një shans të drejtë.

“Unë besoj në fjalët e Merkelit. Ajo është në fund të mandatit të saj dhe nuk do të duhet ta lëvdoj më. Por ajo na dha stabilitet, liri të udhëtimit në BE, ndihmoi në krizën e migrantëve në 2015. Dhe pyeti Ministrin e Ekonomisë Altmeier dhe të tjerët të punojnë ngushtë me ne ”, theksoi ai.

Kur u pyet nëse ka ndonjë indikacion që qeveria e re gjermane do të mbështesë Serbinë në të njëjtën mënyrë, kreu i shtetit serb shprehu besimin se do të jetë e njëjta.

“Unë e njoh Armin Lachet, fola me të si kryeministër i Nordrhein-Westfalen. Ai është shumë i zgjuar dhe e kupton situatën në Ballkan, dhe sigurisht që do të vazhdojë politikën e Merkel ndaj rajonit tonë si kancelari i ri,” shtoi ai.