Nën rregulla të rrepta, ditën e sotme kanë zbritur në fushë ekipet e Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2 në Gjermani, duke rikthyer kështu normalisht futbollin pas një ndërprerje 2-mujore për shkak të koronavirusit.

Në ndeshjen mes Kaiserslauten- Darmstadt e përfunduar në shifrat 2-0 ka pasur një episod që do të bën xhiron e rrjeteve sociale.

Gjatë një momenti përplasje në fushën e lojës, lojtari koreano jugor Paik i ka ofruar doren kundërshtarit të tij Waintzek për ti kërkuar falje.

Por, siguria vjen e para dhe për këtë arsye mesfushori i Darmstadt e ka refuzuar këtë mënyrë për të kërkuar falje. Natyrisht, futbollistëve do iu duhet kohë të mësohen me rregullat e reja.