Pamje nga aksidenti i ndodhur në lagjen “Arbëria”, ku një veturë, e cila ishte në parking, kishte lëvizur, duke rënë mbi dy vetura tjera në parking.

Grupi “Vrojtuesit e Lagjes”, në Facebook, kanë publikuar video, në të cilën shihet vetura mbi muri duke rënë në parking.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur shkurt se vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së enjte.

Tutje, theksoi se policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin në fjalë.

“Në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, deklaroi Ahmeti.