Shkruan: Aleksander HASANAS

Kjo monedhë është e shkruar pastër, qartë në gjuhën shqipe, pra sërish këtu na duhet të bëjmë një krahasim me gjuhën e quajtur “greke” ashtu siç kemi shpjeguar edhe në monedha të tjera, në rast se shkrimi mbi monedhën e të mirënjohurit ‘Mbretit Bardhyl’ do lexohej nga greqishtja {β=v} atëhere i bije se Bardhyli na ishte quajtur ‘Vardhyl’ gjë e cila bije ndesh nga vet shkrimet më të lashta mbi këtë Mbret të njohur, madje me një emër krejtësisht të qartë nga gjuha shqipe: i Bardhi/yll = Bardhyl.
Eshtë gjuha greke tepër e re në moshe e cila solli devijime dhe përshtatje të tilla mbi emërtime të ndryshme ashtu si edhe në rastin e emërtimit: BASYL = Vasil.
Njëjtë bije ndesh kjo gjuhë fantazmë edhe me emërtime të tjera të mbretëve ilir: Bato, Bal, (Ballai) ashtu si nuk mundet dot ti lexojë e ti emërtojë kishat e mëdha romake ‘Basilica’, e ti quaj ato ‘Vasilica’ etj.
Në shek. IV p.K., Bardhyli e rrėzoi mbretin më të parë Sirra nga froni dhe mori drejtimin e shtetit ilir, duke themeluar dinastinė e tij, qė e kishte qendrėn rreth liqenit te Ohrit, te fisi i enkelejve. Bardhyli rridhte nga shtresa artizanale, ishte qymyrxhi. Mendohet se ai e mori pushtetin me anė tė kryengritjes, i pėrkrahur nga shumė luftėtarė, tė cilėt e mbėshtetėn, meqė ai ishte i paanshėm.
Politika e shtetit ilir gjatė gjithė kohės sė dinastisė sė Bardhylit pati si qėllim pėrfshirjen nėn sundimin e vet edhe tė atyre tokave tė banuara nga ilirėt qė ishin tė pushtuara nga maqedonasit. Pėr t’i çliruar kėto toka, Bardhyli mundi tre mbretėr maqedonas dhe i detyroi t’u paguanin ilirėve tribut vjetor.
Nė vitin 360 p.K., kur maqedonasit u pėrpoqėn ta ndryshonin kėtė gjendje me luftė, mbetėn tė vrarė 4000 maqedonas, sė bashku me mbretin e tyre, Perdikėn. Pėr tė dobėsuar ndikimin e maqedonasve nė kufijtė jugorė tė tyre, nė Epir, enkelejtė lidhėn aleancė edhe me tiranin e Sirakuzės. Vetėm kur Maqedonia, me nė krye Filipin II, arriti tė shuante grindjet politike nė vend, pozita e ilirėve ndaj fqinjėve lindorė u dobėsua.
Nė vitin 359 p.K., Bardhyli, edhe pse nė moshė 90-vjeçare, u vu nė krye tė ushtrive ilire dhe pėrballoi sulmet maqedonase, tė cilat mė nė fund e detyruan tė lėshonte tė gjitha qytetet qė mė parė i kishte pasur Maqedonia nė varėsi. Pasardhėsit e Bardhylit vazhduan kėtė politikė, por ata nuk arritėn tė çliroheshin plotesisht nga varėsia maqedonase.