Shkruan: Aleksander HASANAS

Ptoleme I Soter (Ptolemaĩos Sōtḗr I) 367 BC – Janar 282 pes. ishte një shoqërues dhe historian i Aleksandrit të Madh që arriti në perandorinë e tij. Ptolemeu u bë sundimtar i Egjiptit (323–282 p.e.s.) dhe themeloi dinastinë Ptolemaike e cila e sundoi atë për tre shekujt e ardhshëm, duke e kthyer Egjiptin në një mbretëri të fuqishme dhe Aleksandrinë në një qendër të kulturës Iliro-Maqedone.

Ptolemeu ishte djali i Arsinoe të Maqedonisë nga burri i saj Lagus ose Filipi II i Maqedonisë, babai i Aleksandrit. Ptolemeu pra ishte vëllai i Aleksandrit nga babai, gjithsesi ai ishte një nga shokët dhe oficerët më të besueshëm të Aleksandrit. Ai kishte qenë një mik i ngushtë i Aleksandrit që nga fëmijëria.

Ptolemeu sundoi së pari Egjiptin si satrap dhe më pas si mbretin e tij dhe Faraonin për dyzet vjet, derisa vdiq nga shkaqe natyrore në fillimin e viteve dyqint e tetëdhjetë. Me vdekjen e tij, djali i tij, Ptolemeu II, e pasoi atë dhe kështu u vendos dinastia Ptolemeike, deri tek Ptoleme i trembëdhjeti (XIII). Kjo ishte jeta më e gjatë nga të gjitha dinastitë e asaj kulture maqedonase – (ilire), duke rënë me Kleopatrën tre shekuj më vonë. Si mbret, ushtar, burrë shteti dhe intelektual, Ptolemeu duhet theksuar se ndryshe nga Aleksandri, ai kurrë nuk i harroi rrënjët e tij maqedonase.

Ptolemeu: I -rë (treguar në monedhën e rreth viteve 300 pes) ishte i pari i pasardhësve të Aleksandrit që zëvendësonte profilin e Aleksandrit me të tijin, të karakterizuar nga sytë e tij të vendosur thellë, ballin e lartë dhe mjekrën e shquar. Ai gjithashtu e miratoi Zeusin si hyjninë e tij mbrojtës, i cili shpjegon imazhet e kundërta të shqiponjës duke hipur në një rrufe, pasi që të dy janë simbole të lidhura me Zeusin.

Sjellim këtë monedhë të lashtë prerje e ‘MBRETIT PTOLEME “I PARE”’ sepse aty shohim të shkruar pastër fjalën shqipe ‘PAR, i PARI’ (I)

Fjalë kjo e cila në monedhë gjendet e shprehur me anën e monogramit aty:
Dhe fjala ‘parë, i parë, para, i përket gjuhës së lashtë shqipe, për këtë sjellim edhe fotoshkrimin e mëposhtëm si pikë referimi, ku shpjegohet se fjala ‘i pari’ (first) buron nga PAlb *para:
Pra monedha e ‘Ptolemeu i I -rë’ gjendet e shkruar në gjuhën shqipe, e cila vërteton se maqedonasit flisnin shqip dhe mos harojmë se Ptolemeu ishte bir i Filipt babai i të madhit Aleksander, si rezultat edhe Aleksandri vëllai i Ptolemeut fliste shqip dhe i përkiste së njëjtës etnie ‘iliro-maqedonase-shqiptare’

Mandej kjo monedhë vërteton edhe njëherë më së miri se krejt monedhat që mbi të tyre, mbajnë të shkruar emra personal të mbretërve të ndryshëm, – kjo një veti e veçantë e krejt mbretërve tanë Yllirian, janë të shkruara në gjuhën e më të parëve tanë në gjuhën e lashtë – pellazgo – shqiptare dhe se emri Basyl (*Vasil -ias) sigurisht i takon po kësaj gjuhe, gjuhës shqipe. Emri Basilias (Vasil = Mbret) është tashmë i konfirmuar se i përket një gjuhë më të para ‘paragreke’ etimologjia e saj është e panjohur për gjuhën greke.

Monedha të shumta e sidomos ato maqëdonase, kanë të shkruar monogramin ‘ΠΑΡ = i PAR-ë’ – për krejt mbretër të cilët kanë qëne të parit në dinastinë e tyre, për këtë po ju sjellim edhe monedhën e Mbretërisë Maqedone ‘Dhimitri i I -rë’ -shih foton me monogramin e saj:

Ancients: MACEDONIAN KINGDOM. Demetrius I Poliorcetes (306-283 BC). AR tetradrachm (27mm, 17.17 gm, 12h).