Gjuha shqipe sjell fakte kokforta plot DRITE, ashtu si vet është ajo; hyjnore gjuha e ‘Zeusit-Shqiponjê’

Monedha që shohim i përket periudhës së viteve 200 BC – 1 BC me mbishkrimin: “ΒΑΡΓΥΛ / HNTΩΝ” i njohur indetik me emrin e mbretit Dardan: BARDYL {pra kemi një kalim fonetik të njohur gjuhësor; (g = d) – kjo për shkak se “arg -os = i/e bardhë” (Shih gjithashtu Jakov Thomopulos tek vepra e tij PELLAZGJIKA).

Një shembull mjaft i qartë i ndrimit të vlerave fonetike ‘G/D’ kemi në gjuhën shqipe: Gjer-i = Deri (shko gjer (deri) në shtëpi mere pak librin), etj., siç kemi në Joniane; Gi = Dâ = Dhe/Tokë (attikisht/shqip), e ndërkohë nga ilirishtia kemi: MAG = MAD, i Madh.
Pra kjo monedhë ~ 2200 vjeçare ashtu si shumë të tjera monedha ilire të trajtuara si ajo e mbretit: Ylli, Balla, Bato, Genc, etj përmbysin katërcipërisht historinë e manipuluar në favor të gjuhës greke-sajuar.

E para e punës theksojmë se ende sot është e vetmja gjuha shqipe që shkronjën ‘Y’ e lexon ‘Y’ (ashtu si tek monedha: BYΛΛIΣ = BYLIS).
Dhe po këtu në këtë monedhë kemi edhe shkronjën ‘B = B’ shkronjë kjo e cila është e konfirmuar dhe e njohur prej të gjithëve ne, se në gjuhën greke ka vlerën e: B = V.

Kështu kjo monedhë e lashtë me mbishkrimin e saj: ‘ΒΑΡΓΥΛ’I = BARDYLI’ tregon se është shkruar në gjuhën Shqipe, në gjuhën më të parë të popullatave Trojane, brigjeve të Mesdheut e atyre Ioniane.

Për dy arsye të padiskutueshme:
-E para dihet Botërisht se Mbreti Bardhyl ishte shqiptar dhe e pranuar unanimisht etimologjia e këtij emërtimi me kuptimin: Yll i Bardhë <> BARDHYL.

-E dyta, gjuha ajo e sajuara greke këtë monedhë do e lexonte: ΒΑΡΓΥΛ = VARGIL

Tash pyes: Kush është ky “Vargili” o pseustudiues europiane?

E pra faktet janë kokforte ato përciellin dritë, dritën e vërtetë të Perëndisë, pavarsisht se shumkush verbohet prej saj!

PS: Theksojme se shkronja ‘Y’ në proto-shqipe merte edhe vlerat e I-së dhe U.

Aleksander Hasanas

http://www.wildwinds.com/coins/greece/caria/bargylia/i.html
https://en.numista.com/catalogue/pieces147346.html
https://translate.google.al/translate…

https://en.wikipedia.org/wiki/Bardylis
https://en.wikipedia.org/wiki/Bardhyl
https://en.wiktionary.org/wiki/Bardhyl