Shkruan: Aleksander HASANAS

Drita e artë diellore fara e jetës
Ishte dhe mbetet në jetë të jetëve drita hyjnore ‘Ar e artë’ shkak i farëzimit së tokës ‘ter’ amës tokë ish-shterp e pambarsur e të pashter …
Eshtë pikërisht kjo fjalë e shqipes ‘Ar, i e artë, dritë e shndritshme Ar; flori; (fluoreshente), rrënjë e mijra e mijra fjalëve sot tek krejt gjuhët indoeuropiane.
Për këtë po sjellim disa fjalë të gjuhës shqipe e cila tregon më së miri se fjala ‘Ar’ {dritë} i takon gjuhës së lashtë shqipe dhe sa bukur prej aty kemi:
AR I m.
1. kim. Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë e vlerave; flori (Si Dielli vet rrethor dhe i artë)
AR II m.
Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e barabartë me 100 metra katrorë (shkurt. a). Një ar tokë. {Simbol rrethor i Diellit të artë ‘Ar’].
FAR m. – Mjet ndriçimi
shih FENER,~I. (FARI emër personal baraz i parë; #rrezet/ bir i tij)
FARË f.
1. Kokërr drithi ose e bimëve të tjera, që zhvillohet nga pllenimi i lules dhe që mund të mbillet për të riprodhuar një bimë; bërthama e disa frutave që përdoret për t’u mbjellë;
FAREC m.
1. shih FARAN,~I 1.
2. bised. #Spermë.
FAREFIS m.
1. përmb. Tërësia e njerëzve që kanë lidhje gjaku ose gjinie, njerëzit e afërm.
U mblodh farefisi. Erdhi gjithë farefisi.
FARAON m. hist.
Titull i mbretërve në Egjiptin e lashtë; mbreti në Egjiptin e lashtë. Faraonët e Egjiptit. (Pharaon; të parët e një vendi dhe faraonët ishin rracë e bardhë jo egjiptiane)
FARKË f.
1. Punishte e vogël për farkëtimin e metaleve, punishtja e farkëtarit, farkëtari. Punoj në farkë.
2. Vatra ku digjet qymyri në këtë punishte dhe ku farkëtari nxeh metalin para se ta rrahë. Ndez farkën. I fryn farkës. Vë në farkë.
Kjo është gjuha shqipe mistike e hyjnore, filozofike, arkaike, e brishtë, vet gjuha e shpendit hyjnor: Shqipes/Zeus (Ba /Fa) FAP; FAR = DRITË.
***
Drita materiale, të dashurit e mij, u ‘bâ’ prej Zotit Perëndis. Ai tha “Le të bëhet dritë” dhe u bâ dritë (Të Bërët 1:3).