Fahri XHARRA

Shkruan: Fahri XHARRA

Jemi apo nuk jemi ata që me dekada kemi trokitur ne dyert e shteteve te civilizuara për të pasur pak mirësi për ne, për popullin tonë të shkapërderdhur? Neve aspak nuk na takon që të ndërhyjmë në punët e të tjerëve. Jemi ende në gëzhojën tonë dhe gjithsesi duhet ta ruajmë vetveten e të mos biejmë pre e ndikimeve mashtruese rajonale.
Iku drita dhe erdhi terri , i ulur jam. Nuk po mund të shoh rrugën time.

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan ?
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë? ….. Iku ngrohtësia , i ulur jam në të ftoftë të cilin vetëm eshtrat e mi po e ndiejnë.

Pa fole, pa zog, pa shpatë? .. Iku ushqimi i shpirtit , dhe unë vuaj për atë që dikur e kishe ( gjer më sot) Më humbi bukuria e nënës ,është terr nuk po e shoh.

Populli im , o i dashur popull, po t” bi ngjuj e t”lus me za, ta shpetojme , cka mund t” shpetohet, sepse kohe ma shume nuk ka…… klithë poeti në këtë muzg kombëtar..
Dhe disa minuta para se dielli të humbet në pafundësinë e tij , i mahnitur nga bukuria e tij dhe me dro se a do ta shoh përsëri . Bukuria e qiellit ndërron me të madhe e unë ulur mendoj :
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhëne,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?…….
“Perëndimi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës , por jo vendet arabe. … Arabet e kane mbajtur qëndrimin Serbisë e jo Izraeli “ ( Mohamed Nabhan i Palestinës)).

Ka pesëmbëdhjete vite që ne kemi lejuar që nepër xhamitë tona dhe ambiente të tjera sociale të predikohet në mënyrë të papenguar dhe sistematike fanatizmi fetar islamik, që do të thotë predikimi sipas të cilit ka vetëm një mënyrë të drejtë dhe të lejuar të të jetuarit, e ajo është mënyra salafiste ( radikalizmi islamik) dhe të gjitha të tjerat janë të gabueshme dhe të pamoralshme, se shiitët janë devijant të poshtër të islamit, se hebrenjtë janë popull i mallkuar, se amerikanët janë djaj, se gratë duhen nënshtruar e përbuzur, se xhihadi është forma më e lartë e përkushtimit fetar, se të gjitha të këqijat e shoqërisë vijnë nga mungesa e fesë, e plot gjëra të ngjashme, krejtësisht të paqëndrueshme. Ky lloj predikimi tanimë i ka arritur efektet e veta: prodhimin e militantëve, si puna e Muhaxherit dhe shokëve të tij. (Blerim Latifi)

Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan..
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,….” Viktima më të mëdha të këtij manipulimi janë padyshim të rinjtë kosovarë, të cilët të kapluar nga frika e pa perspektives bijnë lehtë pre e propagandës fetare.
Pyetja: Si funksion mekanizmi i kësaj propaganda tek të rinjtë?

Latifi: procesi i prodhimit të një fanatiku, qoftë ky fetar, ose fanatik i një ideologjie tjetër, kalon nëpër tri faza.

Përkundër të gjithave , edhe nata pa diell do të jetë e shkurtër….. Në mes tuaj kam qëndruar, E jam duke përvëluar, Që t’ju jap pakëz dritë, Natën t’jua bëj ditë.(thoshte Naimi)

Do të perëndoj për të humburit, sepse janë të destinuar për prishje, ndërsa për shqiptarët që kanë dashuri për komb, Atdhe dhe që kultivojnë paqen, dashurinë dhe mirëkuptimin midis njerëzve është kohë e ringjalljes dhe e dekontaminimit nga kalldrëmet mesjetare! Shqiptarët stuhitë i patën vazhdimësi, por i tejkaluan pikërisht atëherë kur askush nuk e priste! Ne jemi popull i zgjedhur, këtë e dëshmon më së miri ëndrra e Shën Palit, që ishim të paracaktuar, përgëzuar dhe shenjtëruar nga Perëndia i gjallë! na inkurajon Erton Gashi.

. O Zot ! unë isha zgjedhur te bëhesha viktima e një kohe te rebeluar. E nje kohe kryeneçe dhe e disa njerëzve te çmendur ,te cilët nuk kishte askush guxim as fuqi ti ndalte. .S’guxoja te arratisesha nga vendi ku isha strehuar .Fusha nga do ecja ishte e mbjelle me vdekje. I thash vetes me zërin qe me dridhej,, ,,qëndro e patrembur, mos u dorëzo para fatkeqësisë!!.

Nuk e dua me trishtimin ,e kurrë nuk e kam dashur dhunën e as urrejtjen .Dua te jetoj si dua une e jo si thua ti Dua ti dua te gjithë qe me duan .sepse .,,Te jetosh e vdekur me mesin e te gjalleve qenka shume e rende ,,.DUA te jetoj ne mesin e te gjallëve sepse jam e gjalle .( nga Mimi Qiraxhiu )

Dhe dita e diellit shqiptar rifillon.