Moska zyrtare ka reaguar pas takimit Biden – Putin, duke paraqitur shqetësimin për furnizmin me mjete ushtarake të Kosovës.

Në ditën e takimit në mes të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe atij rus, Vladimir Putin, Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka reaguar Washingtonit zyrtar.

Ne jemi duke pranuar me ankth raportet e furnizimeve me pajisje ushtarake të Kosovës nga ShBA-ja.  Amerika në këtë mënyrë do të minojë përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në reagimin e MPJ-së së Rusisë.

Nga Ministria e Jashtme ruse thonë se ndihmesa e Kosovës për rritjen e ushtrisë është një shkelje e Rezolutës 1244.