Kur jeta fillon, ky është dedikimi i parë i Elena Trifonit për të bijën të cilën e pa një muaj pasi doli nga koma dhe ndërkohë mjekët ja kishin shpëtuar foshnjen që u lind tre muaj para kohe.

27-vjeçarja që jeton në Suedi u prek nga Covid-19 në muajin e gjashtë të shtatëzanisë. Kur gjendja e nënës u vështirësuar, mjekët i sygjeruan ndërhyrje kirurgjikale, por ajo kundërshtoi.

Çifti tashmë është zhvendosur në një spital tjetër dhe po ndjek kujdesin e veçantë për të cilin veronika e vogël ka nevojë deri sa të nxirret nga inkubatori.