Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi të bërë në FB ka komentuar deklaratën e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, ku e njëjta ka thënë se ka ftuar “Guardia di Finanza” italiane, për ta hetuar Thesarin e Shtetit.

Musliu, ka thënë se Bajrami duhet të mbajë përgjegjësi për skandalin që ka ndodhur me vjedhjen e 2 milionëshit, ndërsa i ka drejtuar edhe disa pyetje asaj, duke e pyetur se kush do ta paguajë agjensionin italian??

Ky është postimi i plotë i Musliut (pa ndërhyrje):

Minsitrja Hikmete Bajrami e paska ftuar „Guardia di finanza“ italiane për të hetuar thesarin e Kosovës.
Zonja Ministre, para se të ftonit italianët për të kryer punën për të cilën ky shtet ka paguar dhe po paguan edhe sot zyrtarë të shumtë, e edhe ty vet, ju duhet të mbani përgjegjësinë për atë çfarë ka ndodhur kurse ata të cilët do duheshin të kryenin auditimin dhe hetimin të shkarkohen dhe të dënohen për mos kryerjen e punës së tyre.
Çka është kjo punë kështu? Kur po duhet të ndahen postet, yrysh po bëni për ti marrë kurse kur vije puna për të treguar rezultatet e për të dhënë përgjegjësi atëherë çoheni se kush më parë po thërret të huajtë për të kryer punët tona.
Sa kushton kjo ftesë e juaja znj. Ministre? Kush i paguan ata zotritë e “Guarda di finanza” ?
Me para të këtij populli po paguheni ju dhe po me para të popullit ju thërrisni italianët për ta kryer punën tuaj!!!!!
A hiç s´po ju vjen marre a?
Nëse neve çdo problem duhet të na zgjidhin të huajt atëherë që në fillim ne po emërojmë ministra italian, francez, gjerman, anglez e amerikan.
Kështu të paktën kemi paguar vetëm njëherë për një punë.
Mjaftë më me këtë mentalitet primitiv. Mjaftë më me pozicionim të personave të paaftë nëpër poste të rëndësishme. Mjaftë e ofenduat këtë popull duke trumbetuar shkollim ekscelent e duke mos qenë në gjendje as të punoni dhe as të mbani përgjegjësi për asgjë vet.
Para se të vijnë italianët, Ti Ministre dhe të gjithë përgjegjësit që me këtë tezë i ke deklaruar të dështuar duhet të ecni në shtëpi.