Duket se NASA më në fund e ka kuptuar që gratë ekzistojnë dhe po u siguron atyre një tualet më të përshtatshëm për t’u përdorur në hapësirë.

NASA po teston një tualet të dizajnuar rishtazi, që kushton 23 milion dollarë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar përpara se ta dërgojë atë në Hënë. Peshon vetëm 45 kg dhe është 28 inç i gjatë, është afërsisht gjysma e madhësisë së dizajnit aktual.

Sipas The Guardian, tualeti do të përshtatet më mirë për gratë për shkak të sediljes së saj të anuar dhe lartësisë më të lartë. Hinkat janë ridizajnuar gjithashtu që gratë të mund të bëjnë dy llojet e nevojat fiziologjike në të njëjtën kohë – deri më tani, u është dashur të zgjedhin njërën ose tjetrën.

Melissa McKinley, menaxherja e projektit në Johnson Space Center, tha se forma e re e tualetit ua lehtëson këtë lloj përvoje astronautëve “Pastrimi i një rrëmuje është një punë e madhe,” shpjegoi ajo. “Ne nuk duam që asgjë të humbas në hapsirë”.

Ashtu si tualetet e tjera hapësinore, edhe kjo do të përdorë thithjen e ajrit – në krahasim me ujin dhe gravitetin – për të hequr mbeturinat. Nevojat e mbledhur nga tualeti i ri do të përcillet në sistemin e riciklimit të NASA-s për të prodhuar ujë për të pirë dhe për të gatuar.

Tualeti është porositur nga NASA që nga fillimi i viteve 90, dhe është projektuar nga Collins Aerospace. Tualeti do të futet në kapsulat e NASA Orion që do të dërgojnë astronautët në Hënë për disa vjet.

Tani SpaceX i Elon Musk po dërgon astronautë në stacionin hapësinor – duke shënuar udhëtimin e parë të NASA-s me një kompani private. Poashtu Boeing për një një vit do të nis dërgimin e ekuipazhit të të parë, prandaj më shumë tualete janë të nevojshme në hapësirë. Zhvillimi mund të ndihmojë gjithashtu personat në Tokë, të cilët shpresojnë të shpëtojnë në galaktikë para se Tokën të godasë ndonjë asteroid në ditën e zgjedhjeve në SHBA.