Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’iu ndaje nga 100 euro të gjithë pensionistëve për maujin nëntor.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.
“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka përfunduar ai.