Është ndarë nga jeta nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri përmes një statusi në Facebook.

Ai shkruan se për të nëna ishte drita dhe guri i shtëpisë ku ai dhe vëllai u rritën.

Po ashtu ai shkruan se nëna e tij do jetë me të sa herë të shikojë diellin dhe yjet.

Statusi në Facebook:

Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne, se sa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mama.