Kjo është pamja që vjen nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, Borshi.

Anijet të cilat qarkullojnë në kanalin e Korfuzit vazhdojnë të zbrazin ujërat e zeza në det duke ndotur ujin.

Pasojat e kësaj duken edhe në breg të detit ku lahen dhe pushojnë turistët, duke ofruar një pamje aspak të këndshme dhe të ndryshme nga kaltërsia e zakonshme e këtyre ujërave.

Kjo nuk është hera e parë që në këto plazhe vihet re një ndotje e tillë e ujit nga anijet që kalojnë në këtë kanal, por duket se ankesat dhe shqetësimet kanë rënë në vesh të shurdhër.