Në Serbi vazhdon shtrembërimi i historisë ose e interpretimit të saj sipas nevojave dhe apetiteve serbomëdha. Në këtë kontekst, edhe historia e marrëdhënieve serbo- shqiptare gjatë shekujve pa u përmendur asnjëherë krimet dhe të tjerat që shteti serb ka bërë gjatë historisë kundër shqiptarëve.

“Gjithnjë në këtë stil, avokati Miljkan Karliçiq mendon se serbët e shqiptarët që nga mesjeta e hershme kanë qenë popuj historikë miq dhe thekson se për çështjen e Kosovës gjithmonë është më mirë të flitet se të ketë qoftë dhe vetëm një ditë konflikt me armë.

“Ta përkujtojmë vetëm Skënderbeun dhe 29 betejat e tij. Bashkë grekë, shqiptarë, serbë. Kemi 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së parë Botërore e Shqipëria e Esat Pashës, mikut të madh serb, ka qenë aleate nominale e Serbisë në atë luftë”, citon FoNet të ketë thënë Karliçiqi.

Ai ka përkujtuar se Esat Pasha është varrosur në varrezat serbe në Paris dhe se një rrugë në Beograd është ende me emrin e tij.

“Të shohim vetëm çfarë kanë shkruar për arbanasët shkrimtarët serbë si Mark Milani (ky është shkrimtar malazez)”, ka thënë Karliçiq.

Duke komentuar kufizimin e përmendur në Serbi e Kosovë, ai ka konstatuar, jo pa cinizëm e arrogancë, “se kufizimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve është bërë pas përfundimit të Luftës së parë Ballkanike në vitin 1912 ndërmjet Mbretërisë së Serbisë dhe Shqipërisë” pa treguar se kjo ishte periudha kur Serbia pushtoi Kosovën dhe kur bëri krime shumë të mëdha në të dy anët e kufirit shqiptar.

Me këtë demagogji, Karliçiqi sërish thërret për pajtimin ndërmjet serbëve e shqiptarëve por me Kosovën në Serbi dhe me bindjen e dëshirën se Kosova nuk do të marrë kurrë karrige në OKB.