Shkruan Sulejman Abazi
Ose ne rikthimin tone drejt kohes se Lavdise se Eterve te Dikurshem, ose te Shperberjes totale gradualisht si komb, nen nje politike dinake e te sofistikuar.
Pergjegjese per kete situate ne trojet shqiptare eshte politika e vjeter kolonialiste shfrytezuese e Europes, e cila nuk ka ndermend te reformohet as per nje shekull.
Ajo me shume djallezi, brenda faktorit shqiptar, perzgjedh dhe nxit elementet me regresive, te financuar prej saj, qe te vihen ne sherbim te kesaj politike.
Nuk ka dyshim, qe dora e zotit per kombin shqiptar sot jane SHBA-te.
Kjo duhet bere e njohur boterisht nga brenda kombit tone, pa pritur te beje Amerika ate qe duam ne.
Kjo situate kaq delikate dhe me zhvillime e vizion strategjik, nuk mund te zgjidhet duke ia lene spontanitetit dhe deklarimeve dembele ne rrjetet sociale.
Ajo kerkon tjeter gje.
Koha historike brenda saj permban dhe krijon epokat.
Per kombin tone sot eshte e veshtire te percaktohet se ku po perfshihemi dhe kujt do ti perkasim ne te ardhmen e afert dhe te larget.
Profesionistet tane bythpambuke hane miza tere diten kafeneve dhe studjove komode pa vlere dhe nuk guxojne te shfaqin vizionin kombetar, pikerisht ne kete dimension kohor te veshtire qe po perjetojme.
Nese do te vazhdohet keshtu, do te perfundojme shume keq, me keq se sa mund ta mendojme.
Jemi te destinuar per njemije aresye, te jemi preja e radhes, per t’u gjakosur deri ne shfarosje.
Kush ka dy pare mend, e kupton pse ekziston ky plan trondites.
Nuk po zgjatem se ky thes ka shume brenda tij.
Po u le radhe te shprehen edhe te tjereve.
Te ngremne zerin e aresyes, kunder mosdashjes historike.
Ne duhet ta denoncojme kete skenar gjenicidist dhe ti themi kombit tone te verteten.
Respekt per ju. Faleminderit.
Sulejman Abazi Neshaj, Tirane me 04/11/2017.