Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka prezantuar sot masat e reja ndaj COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga data 4 maj.

Sipas tij fazat e lehtësimit të masave do të ndahen në tri etapa varësisht situatës së përhapjes së koronavirusit.

Ai theksoj se viti 2020 do të jetë vit i distancës, duke shtuar se nuk do të ketë as dasma këtë vit.

“Këtë vit nuk do të ketë ahengje, dasma as ceremoni mortore e tubime. Kjo nuk do të thotë se ne nuk do të festojmë ditëlindje, fejohem apo martohem por pa tubime. Një ceremoni mortore, rrezikon jetën e të tjerëve. Këtë virus nuk guxojmë ta neglizhojmë. Ky vit do të jetë vit i distancës, i higjienës”, ka theksuar Vitia.

Ai ka apeluar që të shmangen vizitat familjare, raportojnë mediat në Kosovë,