Bleona Qereti kërkon që të gjithë shqiptarët që jetojnë në SHBA të votojnë për Donald Trump.

SHBA– Këngëtarja Bleona Qerreti në këto zgjedhje presidenciale të SHBA-ve do të jetë përkrah Donald Trump.

Lajmin e ka dhënë vetë Bleona përmes një postimi në Instagram ku nuk kursen edhe një apel për komunitetin shqiptar në SHBA që të votojë kandidatin republikan Donald Trump. Ajo lajmëron më tej se do të jetë e pranishme ditën e sotme në koncertin që mbahet në Michigan nga zëvendës presidenti Mike Pence.

“Shqiptarët në mbarë botën nuk do të harrojnë kurrë 45 vitet e pamëshirshme të komunizmit, që kanë kaluar. Për këtë arsye, ftoj te gjithe komunitetin shqiptar ne Amerike qe ne zgjedhjet e 3 Nentorit ne menyre unanime te mbeshtesin Presidentin Donald J. Trump, personin e vetëm që ka luftuar socializmin “dhëmbë për dhëmbë” për katër viter e fundit. Kam nderin t’ju ftoj te gjitheve te Enjten ne dt 22 Tetor te bashkoheni me mua dhe Zv. Presidentin Mike Pence, ne Ëaterford Toënship, Micigan. per nje feste madheshtore!”, shkruan ajo.