Një restorant jo larg qendrës së Prishtinës është parë të pranojë ilegalisht vizitorë javën e kaluar.

Në mesin e tyre, pamjet e tregojnë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi .

Në konferencën për media, ai ka thënë se nuk i respekton vendimet “antikushtetuese” të Kurtit, por rekomandimet e IKSHPK-së.

Sipas vendimeve të institucioneve, bazuar në këshillat e ekspertëve mjekësorë, ka kohë që kafenetë e restorantet janë mbyllur për klientë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.