Nje termet 6.4 balle i shkalles Rihter ra sot ne oren 3.55 te mengjesit ne Shqiperi. Termeti e kishte epiqendren 11 kilometra larg bregut te Durresit dhe u ndje fort ne Tirane.

Pas lekundjeve te fuqishme te termetit 6.4 balle, mijera banore te Tiranes jane derdhur ne rruge. Akset kryesore kane pasur trafik dhe shume qytetare qendrojne jashte shtepive.

Vijon paniku në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti i orës 3:55 ka nxjerrë në rrugë njerëzit, që i druhen lëkudjeve të tjera. Ashtu si bëhet me dije që pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë vendi ynë është goditur edhe nga 19 tërmete të tjera. Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.4 ballë. Sipas sizmiologëve goditja kryesore ka kaluar. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe sizmiologu i njohur grek, Akis Tselentis, i cili ka u shpreh se ky ishte “piku më i lartë” i valës së tërmeteve që priteshin dhe pasgoditjet, sa vijnë e do të pakësohen.